Maunia maqedonase perplaset me nje automjet dy viktima
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy shtetasve dhe plagosjen rëndë të një tjetri ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në kryqëzimin e fshatit Babje pranë qytetit. Automjeti i Shërbimit Roje të Transportit “Myrto” me targë AA 582 FC është përplasur me një maune me targë maqedonase Bitola 595 DM të drejtuar nga shtetasi maqedonas Peco Stojanofski 43 vjec.
Si pasojë ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i automjetit të sigurisë Ilir Veliaj 36 vjeç dhe u plagosen rëndë dy të tjerë të cilët u dërguan për në spital.
Disa minuta më vonë ka gjetur vdekjen në spital Trëndafil Bregasi 41 vjeç nga Skrapari dhe ndodhet në gjendje mjaft të rëndë Xhevahir Kurti 56 vjeç nga Tirana i cili u transportua me helikopter për një shërbim më të specializuar për në Tiranë.
Paraprakisht thuhet se shkak i aksidentit ka qenë moti i lagësht dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Për këtë ngjarje policia ka ndaluar shoferin maqedonas.