I jepet lamtumira komisar Musa Skures prehet ne Varrezat e Deshmoreve
I jepet lamtumira shefit të krimeve të Burrelit, Musa Skura, i cili ndërroi jetë tri ditë më parë në spitalin e Foxhas në Itali.
Trupi i pajetë i Dëshmorit të Atdheut mbërriti sot në Atdhe, ndërsa familjarët dhe autoritete policore e shtetërore e kanë pritur atë në portin e Durrësit.
Pas homazheve në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë trupi i Komisarit u përcoll për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Ceremonia e varrimit është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Homazhet
Ka nisur në në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë ceremonia e homazheve në nder të komisarit të rënë në krye të detyrës. Homazhe kanë nisur me një orë vonesë për shkak të vonesës së mbërritjes së trupit të pajetë të komisarit, në portin e Durrësit.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj dhe krerë të lartë të Policisë së Shtetit kanë qenë ndër të parët që kanë kryer homazhe, ndërkohë që rreth orës 12:00 ka kryer homazhe kryesocialisti Edi Rama, kreu i LSI-së Ilir Meta dhe rreth ores 12:20 kreu homazhe kryeministri Sali Berisha, për të vijuar më pas nga kryeparlamentraja Jozefina Topalli. Homazhe kanë kryer edhe ministri i Brendshëm Flamur Noka, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha dhe kreu i FRD-së Bamir Topi.
Berisha: Zero tolerancë krimit
Kryeministri Sali Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të komisarit Musa Skura dhe ka deklaruar pas homazheve se drejtësia do veprojë me vendosmëri për zero tolerancë ndaj krimit.
“Shpreh ngushëllime për këtë humbje të madhe të Policisë së shtetit. Komisar Skura një nga më shkëlqyerit. Me rënien në krye të detyrës la një boshllëk të madh. Skura një qytetar shembullor, prind i shkëlqyer. Mbështejtje ndaj efektivëve të policisë .Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Qeveria e gatshme të marrë masa. Drejtësia do të veprojë me vendosmëri’-tha Berisha.
Meta: Burg përjetë për ata që ngrenë dorën ndaj shtetit
Kreu i LSI-së Ilir Meta pas homazheve ka kërkuar ashpërsim të kodit penal dhe forcim të ligjit për të ndëshkuar përjetësisht këdo që ngre dorë mbi shtetin.
“Sot është një ditë e trishtë për të gjithë, jo vetëm për familjarët e kolegët. Krimi ka goditur përsëri shtetin, ka marrë jetën e një punonjësi shembullor. Ne duhet të marrim masa të forta dhe konkrete për forcimin e ligjit, për goditjen e krimit. Ne do propozojmë ashpërsim të Kodit Penal, do propozojmë që kushdo ngre dorë mbi policët, të dënohet vetëm me burgim të përjetshëm”, tha ai.
Rama: Dita e zbrapjes së krimit është shumë e afërt
“Dita e zbrapjes së krimit është shumë e afërt” Kështu u shpreh pas homazheve në nder të komisarit Musa Skura, kryesocialisti Edi Rama. Ai tha se Policia e Shtetit është tradhëtuar dhe braktisur dhe se po rrënohet dita-ditës
“Sot jemi për lamtumirën e një tjetër komisari, janë dëshmor në një luftë me krimin që ka fituar një epërsi të frikshme, në kushtet kur fatkeqësisht policia është tradhtuar, braktisur dhe po rrënohet dita ditës në një drejtim tërësisht të padenjë, duke ngushëlluar këto familje, gra, fëmijë që i shtohet vijimësisht numrit të familjeve të grave e fëmijëve të këtyre dëshmorëve në një betejë rraskapitëse me krimin dëshiroj që në nderim të kujtimit të këtij komisari dhe të atyre që kanë dhënë jetën të angazhohem solemnisht se dita e një përballjeje kur krimi do të sprapset është e afërt”- tha Rama
Ngjarja
Kreu i krimeve të Matit, Musa Skura humbi jetën në një spital në Itali, pasi u plagos në krye të detyrës gjatë një operacioni policor mbrëmjen e 13 janarit në fshatin Suç në zonën e quajtur Përroi i Keçit në Mat.
Ai qëndroi për dy ditë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ju nënshtrua disa ndërhyrje kirugjikale. Mjekët thanë se u detyruan t'i hiqnin shpretkën dhe njërën veshkë, ndërsa nga plumbat ishin dëmtuar rëndë edhe tre organe të tjera.
Dy ditë pas ngjarjes, kreu i krimeve të Burrelit u dërgua për një ndihmë më të specializuar në spitalin e Foggias në Itali por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka dje ka ngushëlluar nga afër familjarët e kryekomisarit Musa Skura i rënë në krye të detyrës. Noka u shpreh se lufta me krimin është një luftë e vazhdueshme dhe ligji është mbi të gjitha
Qeveria 5 milionë lekë ndihmë financiare për familjen Skura
Qeveria vendosi dje për dhënien e ndihmës financiare familjes të të ndjerit Musa Bajram Skura, ish- punonjës i policisë së shtetit, vrarë në krye të detyrës.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave akordoi dhënien e ndihmës financiare, prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për familjen e të ndjerit Skura.
Ndërkohë që po dje Komisioni Qendror për Statusin “Dëshmor i Atdheut”, në Ministrinë Brendshme me vendimin nr.637, datë 23.01.2013, shpalli Dëshmor te Atdheut, Komisar, Musa Bajram Skura, i cili humbi jetën për shkak te detyrës, nga plagët e marra, gjatë një operacioni për kapjen e personave me rrezikshmëri te larte shoqërore.