Ashton: BE mbështet fillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë europiane Kethrin Ashton, u shpreh optimiste rreth fillimit sa më të shpejtë të raundit tjetër të bisedimeve Kosovë-Serbi ndonëse pa dhënë ndonjë datë të caktuar për këtë.
“I kam thënë presidentit Tadic në shumë raste për fillimin e bisedimeve. Unë besoj në lidershipin e tij në Serbi dhe besoj se Tadic në mënyrë të sinqertë kërkon të shohë Serbinë pjesë të bashkimit europian dhe ai e di se për të arritur atje duhen përfunduar disa detyra. Shpresoj që ditet dhe javët në vazhdim do të shohim që ai angazhim do të mbahet. Nuk është e lehtë, por në rrethanat e tij ai duhet të vendose interesat e popullit të tij në termin afatgjatë që unë besoj se është anëtarësimi në Bashkimi Europian”, tha Ashton.
Një deklaratë të tillë Ashton e bëri në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian që u mbajt në Bruksel. Ashton theksoi se Bashkimi Europian do të jetë shumë i interesuar për t’i ofruar Serbisë mbështetje për të nisur raundin e ri të bisedimeve Kosovë-Serbi.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)