E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, shtyhet sërish dhënia e pretencës

Shtyhet për të disajtën herë dhënia e pretencën për 29 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit. Seanca e sotme e cila do të vijonte me leximin e faqeve të pretencës së prokurorisë por për shkak të mungesë së gjyqtares Fatmira Hajdari dhe një prej të pandehurve të çështjes Ylli Pinari seanca është shtyrë për në datën 28 tetor. Sipas avokatit të Ylli Pinarit, klienti i tij ndodhet në spital pasi ka problem kardiake.
 

Ndërkohë në seancën e kaluar mungesa e një numri të madh të mbrojtësve nga 29 të pandehurve që janë në këtë gjyq detyroi kryesusin e trupit gjykues Ritvan Hado të shtyjë seancën. Edhe pse katër prokurorëve tashmë u ka mbetur vetëm pakë faqe nga 500 faqe që ishte e gjithë pretenca, do tu duhet të presin ditën e premte për të lexuar edhe faqet e fundit, ku do të jepen edhe dënimet për të pandehurit.

Deri tani organi i akuzës së kryeqytetit ka lexuar 340 faqe pretencë ku kanë dalë në pah, që nga krijimi i fabrikës së demontimti në gërdecë, me ideator ish drejtorin e MEICO Ylli Pinarin, përfshirjen në të të Mihal Delijorgjit, Dritan Minxollit, Sokol Ngjeçit si dhe të pandehurve të tjerë të akuzuar në tragjedinë e 15 marsit të viti 2008.
 

Në këto seanca të fundit ku prokurorët kanë lexuar faqe më faqe të gjithë pretencën, kanë qenë të pranishëm jo vetëm familjarë të viktimave të tragjedisë por edhe të pandehur që vinin në seancë për herë të parë. Tashmë prokurorët u kanë mbetur edhe 160 faqe për të lexuar ku do të japin edhe dënimet e tyre për 29 të pandehurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›