E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu:Ballkani, nivelin më të lartë të krimit në Europë

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu ka deklaruar se krimi i organizuar mbetet shumë shqetësues për rajonin, duke pranuar se Ballkani ka nivelin më të lartë të krimit në Europë.
 

Duke folur në konferencën e organizuar për luftën kundër krimit të organizuar që po zhvillohet në Prishtinë, Spahiu ka theksuar se krimi i organizuar është mjaft shqetësues për rajonin.
 

Sipas tij, krimi është i organizuar më shumë se institucionet, ndërkohë që ka shtuar se në Shqipëri është e nevojshme të bëhet një transparencë e statistikave.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›