Durres qytetaret perzene nga shtepite postieret e PS-se
Qytetaret e Durresit prej disa ditesh po tregojne se jane kunder thirrjes dhe ftesave te PS-se dhe kreut te saj Edi Rama per te marre me dhune pushtetin qe buron nga vota e lire. Ata jane treguar te ashper me postieret e PS-se e cila prej disa ditesh ka punesuar dhjetera njerez duke i paguar me 1000 leke te reja nen dore duke u ngarkuar atyre detyren e ndarjes se ftesave antiligjore dere me dere. Durresi qe ne shumicen e tij ka votuar prej vitit 1992 deri sot PD-ne asnjehere nuk ka rene ne gracken e ftesave dhe thirrjeve antiligjore dhe antikushtetuese per te marre pjese ne greva urie dhe demonstrata te dhunshme. Ftesat e ndara ne lagjet e Durresit nga postiere te paguar dhe te pasuar edhe nga njerez te bindur te Rames prej 3-4 ditesh kane ndeshur ne kundershtimin e qytetarise durrsake. Dje dhe pardje ne lagjet e qytetit qytetaret kane injoruar dhe kane perzene dhunshem ndaresit e ftesave duke u treguar atyre vendin qe meritojne. Afrim Dollaku dhe familja e tij dje paradite ishin protagonistet e nje skene e cila ka injoruar ndaresit e ftesave. Nuk kam votuar dhe nuk votoj per PS-ne ta di se edhe pa buke mbetem thirrjet dhe ftesat per dhune dhe pushtim te sheshit dhe Kryeministrise kurre nuk do te gjejne terren tek ne durrsaket e kane bere betimin e tyre jane perjete me PD-ne dhe Berishen - deklaroi Afrim Dollaku dhe familja e tij per Standard. Banor i lagjes me te vjeter ne Durres tek Sefer Efendiu por edhe qindra familje te tjera kane refuzuar dhe injoruar ftesat e ndara nga kreret e PS-se lokale duke treguar dhe deklaruar se Rama edhe kesaj here eshte i deshtuar. Tentativa e PS-se per te blere njerez me 1000-lekesha per ti nisur si kamikaze drejt demonstrative edhe kesaj here ka qene e deshtuar. Durresi dhe jo vetem ai tashme e njohin mire teorine dhe alternativen e rruges se PS-se dhe Rames. Te urdheruar nga Rama fanatiket e tij ne degen lokale te PS-se prej disa ditesh jane ne merak per mbushjen e 2-3 autobuseve me njerez per demonstraten e te premtes. Ftesat e Rames dje i shihje te flakura rrugeve te qytetit tek shkeleshin me kembe nga kalimtaret duke treguar pavlefshmerine e tyre dhe thirrjes se tij per dhune ndaj shtetit ligjor dhe pushtetit te dale nga vota e lire e 28 qershorit.