E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, rrëzohet nga kati i 4-të, vdes 57-vjeçari

Gazeta Shqip

Policia ne Durres, foto ilustruese

Një 57-vjeçar është rrëzuar nga kati i katërt i një pallati në Durrës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar, jo larg spitalit rajonal. Ka qenë ora 02:45, kur shtetasi Myseret Levonja, 57 vjeç ka rënë nga kati i katërt i një pallati dhe personat që e kanë konstatuar kanë nxituar ti japin ndihmë duke e dërguar në spital, por çdo tentativë për ti ardhur në ndihmë ka rezultuar e kot, pasi ai ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Durrës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se viktima ka qenë në gjendje të dehur dhe rënia ka qenë aksidentale.

2 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, rrëzohet nga kati i 4-të, vdes 57-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›