E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat italiane, kthehet alarmi për mafian shqiptare

Ndërsa në ditët e fundit shumë shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane, mediat e këtij vendi shkruajnë se mafia shqiptare është ajo që dominon prostitucionin dhe trafikun e drogës në Itali. Gazeta kryeqytetase “Il Messagero”, e cila i referohet burimeve të Ministrisë së Brendshme , shkruan se pas tregut të seksit dhe trafikut të drogës ndodhet mafia shqiptare.
 

Sipas gazetës nga Shqipëria mbërrijnë dhe armë që përdoren nga bandat kriminale.
 

"Hetimet mbi dyshimet për mafian shqiptare u kërkuan nga kryeprokurori i Romës Fulvio Della Rocca, sidomos pasi pak ditë më pare u arrestuan tre shtetas shqiptarë që kishin lëndë narkotike dhe një pistoletë" shkruan “Il Messagero”.
 

Gjithashtu arrestimi i një tjetër shqiptari 28 vjeça,r në makinën e të cilit janë gjetur 20 kg mariuanë, dhe 5 kg të tjera në në banesën e tij me një vlerë prej 200 mijë eurosh rrit edhe më tepër dyshimet se shqiptarët janë ata që kontrollojnë organizatat kriminale në vendin fqinj. Ndërkohë ditën e djeshme një shtetas është vënë në pranga nga policia e Brindisit, e cila sekuestroi 310 kg lëndë nartkotike të llojit kanabis sativa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›