E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, rrëzohet nga shtylla, gjen vdekjen elektricisti

Gjatë punës për spostimin e një shtylle elektrike në banesën e shtetasit Sami D. është rrëzuar aksidentalisht dhe pasi është dërguar në Spitalin e Durrësit ka gjetur vdekjen 37 vjeçari Ilir Dekavelli me profesion elektricist. Dekavelli, lindur dhe banues në Fshatin Rreth Komuna Xhavzotaj. Rreth  ka qenë duke punuar kur është rrëzuar në orën 10.30. Menjëherë në vendngjarje mbërriti grupi hetimor i cili nisi të procedimin penal rreth ngjarjes. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, si dhe kqyrja e kufomës, por duke u nisur edhe nga deklarimet e marra të pranishmeve në vendngjarje rezulton se Ilir Dekavelli ka gjetur vdekjen aksidentale si pasojë e rrëzimit të tij nga shtylla elektrike. Sipas informacioneve zyrtare të policisë së Durrësit viktima po ndihmonte të zotin e shtëpisë por ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar gjatë zhvendosjes së një shtylle elektrike. Të njëjtat burime pohojnë se lidhur me ngjarjen nuk është ndaluar asnjë shtetas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›