E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: Edi Rama di vetëm të gënjejë

Ditën e djeshme zëvendëskryeministri i Shqipërisë Genc Pollo ka zhvilluar një takim me banorët e komunës Çelepias të qytetit të Beratit. Gjatë këtij takimi zëvendëskryeministri Pollo i bëri një rezyme të përgjithshme punës së bërë deri tani nga kjo qeveri. Sipas tij kjo qeveri i mbajti të gjitha premtimet e vitit 2005 sepse sot e gjithë jetesa e shqiptarëve është rritur ndjeshëm dhe se po punohet akoma dhe më shumë për liberalizimin e vizave në mandatin e ardhshëm. Pollo u shpreh i bindur në një fitore të thellë dhe të sigurt në zgjedhjet e 28 qershorit, pasi sipas tij e majta nuk do të ishte në gjendja që të realizonte asnjë nga kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për tu pranuar në Bashkimin Europian. Në akuzat e tij drejtuar kreut të socialistëve Edi Rama i cili njëkohësisht është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Pollo tha se në të vetmet gjëra që Edvin Rama dhe ushtarët e tij janë të aftë vetëm për gënjeshtra, baltosjeje dhe për të hedhur poshtë çdo gjë të mirë që ka bërë qeveria Berisha gjatë këtyre katër vjetëve. Pollo u premtoi se gjatë mandatit të dytë të qeverisë Berisha do të hartohen plani për rregullimin dhe investimin në bujqësi dhe në blegtori dhe nga ky plan nuk do të përfitonin vetëm fshatrat e kryeqytetit por edhe komunat e tjera siç është dhe komuna e Çepalasit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›