E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, sekuestrohen 12 kg kanabis sativa

Rreth 13 kg lëndë narkotike e fshehur në një bidon plastik 200 litërsh, janë sekuestruar nga shërbimet antidrogë të policisë së Durrësit në një banesë në fshatin Mafshqet Cudhi, të Krujës.
Në kuadër të operacionit "Instikt" policia e Durrësit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të Nel Xekës, 50 vjeç, banues në këtë fshat.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe e sekuestrua sasia prej 12 kg e 600 gr bimë e dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sativa, të cilën 50-vjeçari e kishte futur në një bidon plastik 200 litërsh.
Vetëm gjatë operacioneve të rregjistruara tre ditët e fundit nga struktura e Luftës Kundër Drogës së Qarkut Durrës është bërë sekuestrimi në total i sasisë prej 57,336 kg bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›