E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, grabiti kishën, arrestohet 31-vjeçari

Policia e Përmetit ka prangosur autorin e vjedhjes së kishës "Shën e Premte". Bëhet fjalë për Françesko Kasajn, 31 vjeç, i cili është arrestuar vetëm pak orë pas grabitjes.
31-vjeçari kishte hapur me forcën derën e kishës dhe kishte marrë një kazan bakri që shërbente për pagëzim, dy shandane që mbajnë qirinj, dy kryqe metalik bronxi, kupa e kungimit me ngjyrë argjendi, një tabaka kungimi bronxi, xhezve, ibrik dhe 6 gota të gjitha bronxi.
Kasaj i kishte fshehur sendet e vjedhura në disa shkurre larg kishës dhe gjysmat në një banesë të braktisur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›