Shkodër, makina del nga rruga, 1 i vdekur

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës ku për pasojë ka vdekur një person dhe është plagosur një tjetër. Aksidenti ka ndodhur në aksin Bushat-Mjedë ku një makinë me targa SH 7265 E nga dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Astrit Demaj 43 vjeç dhe është plagosur shtetasi Muhamet Ymeri.
Menjëherë i plagosur është dërguar në spital për të marrë ndihmë e parë mjekësore dhe mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën. Mendohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.