E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paga minimale pritet te rritet me 5

Nga 1 korriku i vitit 2012 të punësuarit në sektorin publik dhe nga janari i vitit 2013 të punësuarit në sipërmarrjet private që paguhen me pagë minimale do të marrin 21 mijë lekë nga 20 mijë lekë që kanë marrë deri tani. Këshilli i Ministrave ditën e mërkurë pritet të miratojë propozimin e Këshillit Kombëtar të Punës për rritjen e pagës minimale në nivelin 5%. Kërkesë kjo që sipas Ministrit të Punës Spiro Ksera vjen si një nevojë për balancimin e pagës me vendet e rajonit

Paga për të punësuarit në punët më të thjeshta në sektorin shtetëror bashkë me shtesat për vështirësi, dëmet në shëndet apo vjetërsi në punë në bazë të këtij vendimi shkon mesatarisht në nivelin e 31 mijë e 500 lekë në muaj.

Me strukturën dhe nivelet aktuale të pagave, vetëm rreth 3% e punonjësve mbështetës janë me pagë minimale, ndërsa në numrin e përgjithshëm të administratës publike, punonjësit me pagë minimale zenë më pak se 1%.

Megjithatë, rritja e pagës minimale reflekton në rritjen e pagave të niveleve më të larta, pasi kjo shërben si bazë e ndërtimit të sistemit të pagave për punonjësit mbështetës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›