E Diel, 1 Nëntor 2026

E merr si pasagjere në furgon, përdhunon 30-vjeçaren

Elbasan

E ka marrë si pasagjere në furgonin e tij, por gjatë rrugës e ka përdhunuar. Kështu bëjnë të ditura burimet zyrtare policore për një 40-vjeçar në rrethin e Elbasanit, i cili do të gjykohet në gjendje të lirë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të rritura. Sipas burimit në fjalë, rreth orës 21.30 të së mërkurës ka filluar procedimi penal në ngarkim të 40-vjeçarit Ardian Meta, lindur dhe banues në fshatin Mengël, Komuna Labinot-Fushë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se tri ditë më parë, Meta kishte marrë në automjetin e tij të tipit furgon 30-vjeçaren R. D., për në fshatin Godolesh, fshat i të njëjtës komunë. Por, në vendin e quajtur “Ullishta”, rreth tri kilometra pa arritur në Godolesh, 40-vjeçari ka ndaluar furgonin dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 30-vjeçaren. Gruaja ka denoncuar dhunën e pësuar në komisariat dhe ndaj 40-vjeçarit nisën hetimet. Mësohet se shoferi i furgonit ka pohuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me 30-vjeçaren, por kjo ka qenë dëshirë e të dyja palëve, duke mohuar se e kishte përdhunuar. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të rritura” dhe do jenë hetimet ato që do të zbardhin fajësinë e 40-vjeçarit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›