E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër emigrantë nisen më këmbë drejt Greqisë, mbeten në mes të dëborës

Korçë

Tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin me Greqinë, bllokohen në dëborë katër emigrantë shqiptarë. Mësohet se bëhet fjalë për 2 shtetas nga qyteti i Peshkopisë dhe 2 të tjerë nga Shkodra, të cilët janë nisur prej ditës së djeshme drejt Greqisë, por pasi kanë udhëtuar për rreth 5 orë më këmbë, kanë mbetur të bllokuar në malet e shtetit fqinj. Emigrantët kanë telefonuar dhe kanë lëshuar alarmin se janë izoluar në mes të dëborës, diku mes maleve greke, në të djathtë të pikës kufitare të Kapshticës. Drejtori i kufirit, Dritan Shema, ka kontaktuar në telefon me njërin prej tyre, por pa mundur të saktësohet qartë vendi ku ndodhen. Sakaq ai konfirmon se është sinjalizuar pala greke dhe do të nisin kërkimet nga të dyja palët përgjatë vijës kufitare. Por sipas Shemes, problemi më i madh është fakti se emigrantët, duke mos e njohur terrenin, nuk kanë mundur të përcaktojnë saktë vendndodhjen dhe koordinatat që ata kanë dhënë në telefon. Kjo do të vështirësojë kërkimet dhe gjetjen e katër emigrantëve shqiptarë të mbetur të izoluar për shkak të errësirës dhe dëborës së dendur.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›