E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al-Kaeda merr përgjegjësinë për sulmet në Bagdad

Grupi Al-Kaeda ka marrë sot përgjegjësinë për valën e sulmeve me bomba në Bagdad javën e kaluar, ku mbeten të vdekur 69 persona dhe më shumë se 200 të plagosur.

Grupi që e quan veten “Shteti islamik i Irakut” ka postuar një mesazh në internet ku thuhet se grupi “e di se ku dhe kur të sulmojë”.
 

Deklarata i referohej një sulm me bombë në rajonin e Karrada të Bagdadit, që ishte pjesë e një serie sulmesh në markete, kafe, ndërtesa të qeverisë, shumica në lagjet shiite.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›