Nju Jork te shtena prane Empire State
Personi që hapi zjarr në Nju Jork pranë ndërtesës Empire State, ishte Xhefri Xhonson 58 vjec, stilist i aksesorëve për femra dhe ish i punësuar në Hazan Import me seli pranë Empire State. Xhonson kishet punuar në Hazan për 9 vjet. I pushuar nga puna një vit më parë, ai është kthyer në vendin e punës dhe priste që ish derjtori i tij të dilte nga zyra. Pasi e ka ndjekur për në pjesë të rrugës ai ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar atë në kokë. Viktima quhej Stiv Erkolino dhe që nga dhjetori i vitit 2005 punonte në Hazan Import, ndërmarrje që merrej me importin e aksesorëve për femra. Sipas Nju Jork Tajms, Erkolino 41 vjecar kishke kërkuar një urdhër kufizimi ndaj agresorit Xhefri Xhonson. Fillimisht u mendua se ky i fundit, pasi ka vrarë Erkolinon, kishte filluar të qëllonte mbi kalimtarët. Por pistokleta e tij kishte shtatë plumba dhe pesë nga këta janë përdorur për të qëlluar viktimë. Kështu që të paktën 8 nga nëntë të plagosurit janë qëlluar nga agjentët e policisë në përpjekje për të shënjestruar agresorin. Xhonson po largohej nga vendngjarja kur ëshët thërritur nga policia dhe ka nxjerrë pistoletën, duke u dhënë shkas policëve për ta ekzekutuar. Edhe kryebashkiaku I Nju Jorkut Majkëll Blumberg ka pranuar se policia në përpjekje për të shënjstruar agresorin kishte plagosur pa dashje kalimtarët. Një nga agjentët e policisë të depratamentit të Nju Jorkut është shprehur se në rrugë ndodh minimalisht një shkëmbim zjarri në ditë. Vetëm një muaj më parë shkëmbimi i zjarrit në Kolorado në premierën e Batman mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën 58 të tjerë. Në 5 gusht shkëmbimi i zjarrit në tempullin Shik shkaktoi po ashtu viktima.