Durrës, sekuestrohen armë, 4 në pranga
Policia ka sekuestruar armë dhe municione të ndryshme në zonën e Plepave në qytetin bregdetar. Në prangat e policise se Durresit ranë shtetasit Kanan Xhakollari 23 vjec, Lulezim Qamo 28 vjec, Astrit Zylyftari 23 vjec dhe Asllan Plaku 18 vjec pasi në automjetin me të cilin udhëtonin u gjetën 3 automatike, 2 pistoleta dhe municione. Kështu janë sekuestruar tre automatik dhe dy pistoleta si dhe makina me të cilën po transportoheshin armët. Sipas hetimeve të para, armët kishin destinacion Greqinë.