Rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtares
Dulaku–Berisha
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatit të biznesmenit Artan Dulaku, i cili kërkonte përjashtimin nga trupi gjykues të gjyqtares Mirela Fana, pasi bashkëshorti i saj kishte lidhje me të paditurin, pra me Kryeministrin Sali Berisha. Dje është zhvilluar seanca e dytë e çështjes me një tjetër trup gjyqësor, pas kërkesës së avokatit të Dulakut, Lin Alia, për përjashtimin e gjyqtares në fjalë. Megjithatë, pretendimet e avokatit janë rrëzuar, me arsyetimin se gjyqtarja nuk ka konflikt interesi, pasi është bashkëshortja e njërit prej avokatëve të Sali Berishës, Neshat Fana. Ky i fundit, aktualisht anëtar i KLD-së, ka qenë prej vitesh përfaqësues ligjor i Kryeministrit. Vetë gjyqtarja Fana, pasi dëgjoi kërkesën për përjashtimin e saj, deklaroi se nuk e sheh të arsyeshme të japë dorëheqjen. Pas këtij veprimi u vendos që shqyrtimi i kërkesës për dorëheqje të bëhet nga një tjetër trupë gjyqësore. Tashmë, padia civile mes biznesmenit dhe Kryeministrit Sali Berisha do të vazhdojë të gjykohet me relatoren Mirela Fana.
#