Qeveria miraton MND dhe DND në Universitetin Epoka
Bazuar në lgjin “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave vendosi për hapjen e programeve të ciklit të dytë dhe të tretë me kohë të plotë në “Inxhinieri Ndërtimi” në Universitetin Epoka. Sipas vendimit të qeverisë, program i ciklit të dytë me profile a) “Inxhinieri e strukturave të ndërtimit” dhe b) “Menaxhim i ndërtimeve” do të realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 2 (dy) vite akademike. Në përfundim të programit të studimit lëshohet diplomë e nivelit të dytë (DND), në “Inxhinieri ndërtimi” me profilet e mësipërme. Programi i studimit të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë (MND)”, në formën e studimeve me kohë të plotë, në “Inxhinieri ndërtimi” do të realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 1 (një) vit akademik. Në përfundim të programit të studimit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë (MND), në inxhinieri ndërtimi”.