Pranga shqiptarit, akuzë për vrasjen e një italiani
Arrestimi
Një emigrant shqiptar akuzohet se ka ekzekutuar me armë të ftohtë një adoleshent italian, të cilit i ka marrë jetën me thikë në zemër. Ai është arrestuar duke iu fiksuar edhe data e nisjes së procesit gjyqësor. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 21-vjeçar, Fation Dine, do të gjykohet në ditët në vazhdim, pasi është i dyshuari i vetëm se ka vrarë një shtetas italian 18-vjeçar, me emrin Leonardo Rusciano, duke e goditur atë me një thikë. Gjithçka ka ndodhur më 21 gusht 2009 në Borgo San Lorenzo, pas një grindje midis shqiptarit dhe dy shtetasve italianë. Por më pas 21-vjeçari Dine dyshohet se i ka sulmuar me një thikë, duke e goditur në zemër 18-vjeçarin Rusciano, ndërsa shokun e tij e la të plagosur në krah. Në fillim Dine u arrestua nga policia me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, por më pas, kur u pa se Leonardo Rusciano, i cili ndodhej në spital, u nda nga jeta, akuza për të ndryshoi dhe u bë vrasje e dhunshme me qëllim. Kjo gjë ndryshoi dhe në drejtim të italianit tjetër, ndaj policia tha se u vendos masa e arrestit në burg. Akuza tepër të rënda këto në drejtim të Fationit, i cili për këtë gjë do të gjykohet dhe tashmë është vendosur edhe data e seancës së parë, e cila do të jetë më 23 shkurt 2010. Vendimin e konfirmoi pasditen e së enjtes gjyqtarja e Tribunalit të Firences, Maria Grazia Riccucci.
#