E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Maxhoranca të bëjë të mundur hetimin e zgjedhjeve

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi qe nga Shkodra se mazhoranca duhet te beje te mundur hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit ndersa shperndau ndihma ne zonat e goditura nga përmbytja.

"Kjo eshte rruga jone, te ndihmojme njerezit pavaresisht bindjeve dhe
kaheve te tyre, dhe njekohesisht te bejme nje beteje pa kompromis me
kete qeveri qe njerezit i mbyti, qe shtetin po e rrenon, ekonomine po e
fundos dhe qe duhet me patjeter ti hape rruge demokracise duke i hapur
rruge hetimit te zgjedhjeve te shkuara. Ne te kundert protestat nuk do
te ndalen me", deklaroi Edi Rama, kryetar i PS-se.

Kjo deklarate e kryetarit socialist Edi Rama eshte pasuar me deklarimin e
nje qëndrimi zyrtar nga ana e PD-se. "PD deklaron dhe njehere se ka
vleresuar dhe vlereson kerkesen e drejte te KE, per hyrjen e opozites ne
Parlament dhe ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet,
oferte te cilen kjo parti e ka perseritur me dhjetera here gjate ketyre
muajve. Ndersa atyre qe nisur nga doktrina e revolucionit permanent, apo
nga trashegimia e tyre historike dhe biologjike kercenojne me dhune dhe
perdorimin e saj, PD u deklaron se ligji dhe vetem ligji dhe mbrojtja e
institucioneve kushtetuese nga cilido eshte  qendrimi i saj i prere",
tha Erla Mehilli, zedhenese e PD-se.

Bledian Koka

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›