Ferguson pranon humbjen

Ajo që ka qenë një fortesë, këtë sezon nuk po rezulton një strehë aq shumë e sigurt. Mançester Junajtid humbi sërish në “Old Traford”, në Ligën e Europës, 2-3 ndaj Atletik të Bilbaos, ndërsa në kontinent ka fituar vetëm një nga 5 takimet e luajtur aty. Trajneri i “djajve të kuq”, Sër Aleks Ferguson, pranon vështirësitë.
“Në fund të fundit, Bilbao ishte skuadra më e mirë dhe portieri ynë bëri 4 apo 5 pritje të shkëlqyera, ndaj kjo humbje nuk ishte rezultati më i keq i mundshëm. Tani kemi përpara një malore të vështirë dhe bëhet pyetja nëse mund ta fitojmë ndeshjen e kthimit. Duhet të marr disa masa, sepse nuk po arrijmë të kombinojmë kampionatin me Ligën e Europës, por mendoj se mund të fitojmë”-u shpreh ai.
Për trajnerin e Bilbaos, Marselo Bielsa, fitorja mund të kishte qenë më e thellë. “Kundërshtari që patëm përballë tregoi se nuk ka nevojë për shumë raste për të shënuar. Junajtid nuk erdhi shpesh në portën tonë, por sërish shënoi dy gola. Mendoj se, në tërësi, është tregues i cilësisë së kundërshtarit që kjo ndeshje përfundoi vetëm me një gol diferencë”-tha Bielsa
Junajtid i duhet të shënojë 2 gola dhe të mos pësojë asnjë në stadiumin “San Mames”, një detyrë e vështirë për cilëndo skuadër.