E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet e sigurimet do të derdhen vetëm online

 Qeveria miratoi sot ndryshimet rreth vendimit “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”.

Ky vendim mundëson realizimin e deklarimit të detyrueshëm në organet tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike. Në këtë mënyrë, do të derdhen edhe të dhënat e dokumentit listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, si dhe i të dhënave për ndryshimin e numrit të punonjësve, nga ana e të gjithë tatimpaguesve.

Realizimi i deklarimit elektronik e tyre është një masë e rëndësishme që do të ndikojë në rritjen e efektivitetit të administratës për minimizimin e evazionit në tregun e punës, saktësisë dhe lehtësimit të shkëmbimit midis institucioneve të të dhënave për kontributet e paguara nga subjektet dhe për punonjësit e tyre.

Gjithashtu, kjo formë synon evidentimin e saktë dhe krijimin e historikut të kontributeve për çdo kontributpagues mbi bazën e të cilit ata do të marrin përfitimet përkatëse nga skema e sigurimeve shoqërore e shëndetësore./Start/

                                                                                             2011-12-14 15:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›