Numri i madh i partive, fleta e votimit mund të zmadhohet
Numri i madh i partive politike që janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve detyron anëtarët e këtij institucioni të shohin mundësinë e ndryshimit të formatit të fletës së votimit e miratuar qysh në muajin shkurt të këtij viti. 45 parti politike shumica e të cilave janë grupuar në katër koalicione janë një numër më i madh nga çfarë ishte menduar më parë. KQZ ka miratuar formatin e fletës së votimit, madhësia e së cilës është A3, por nisur nga numri i partive që do të garojnë kjo fletë mund të jetë edhe më e madhe. Në një konsultë të pasdites së djeshme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve diskutuan për të gjetur një zgjidhje. Përveç madhësisë së fletës që mund të ndryshojë mendohet se do të gjenden zgjidhje të tjera si zvogëlimi i shkronjave, në mënyrë që të lihet vend për përfshirjen e të gjitha partive që janë në garë. Mundësia e ndryshimit të formatit të fletës mbetet vetëm në rangun e një konsulte mes anëtarëve të KQZ-së dhe nuk është marrë ende një vendim përfundimtar. Megjithatë, ka pak kohë për gjetjen e zgjidhjes, pasi sot është afati i dorëzimit të listës së kandidatëve dhe menjëherë pas kësaj duhet të nisë prodhimi i tyre.
Fleta e votimit ka ngjyrë dhe formë të njëjtë për të gjitha zonat zgjedhore. Sakaq, ky element kyç i zgjedhjeve duhet të jetë prej letre, me ngjyrë, trashësi dhe elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj. Specifikimet teknike parashikojnë se gjatësia e fletës së votimit do të jetë fikse pavarësisht numrit të subjekteve (parti politike dhe koalicione) që do të marrin pjesë në zgjedhje në 12 zonat zgjedhore. Mbetet ende enigmë emri i kompanisë që do të prodhojë fletët e votimit. Duke qenë se formati i fletës së votimit është miratuar që në muajin shkurt, KQZ ka ndjekur procedurat e tenderit të hapur për përzgjedhjen e kompanisë që do të prodhojë fletët. Para pak kohësh u bë publike një kërkesë e përfaqësuesve ligjorë të Partisë Socialiste në KQZ që procesi i prodhimit të fletës së votimit të bëhet jashtë vendit për arsye sigurie. Kjo nënkupton se firma që do të fitojë duhet të jetë domosdoshmërisht e huaj. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, shpjegoi se në procedurat e tenderit të hapur, nuk mund të përjashtohet askush nga konkurrimi. Rrjedhimisht në tenderim janë afruar kompani shqiptare dhe ende nuk është shpallur fituesi. Sipas burimeve nuk përjashtohet mundësia që institucioni i zgjedhjeve të pranojë shtypjen e fletëve të votimit jashtë vendit duke shmangur kontestimet e opozitës për procesin përgatitor.