Durrës, sherr në lokal, plagoset polici dhe shoku i tij

Policia në ndjekje të autorit të krimit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orë 16:00 në një lokal në afërsi të zjarrfikëseve të qytetit të Durrësit, në lagjen numër 17. Një debat për motive të dobëta ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Nga ky konflikt ka mbetur i plagosur një punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë së Dibrës, 25- vjeçari Vlash Ashiku si dhe miku i tij me të cilin po rrinte në tavolinë, 27- vjeçari Shehat Muda. Polici që ka mbetur i plagosur së bashku me shokun e tij, kanë qenë ulur në një lokal duke kaluar kohën në një lagje periferike të Durrësit. Por biseda e tyre ka përfshirë edhe një person, i cili ndodhej në një tavolinë ngjitur me ta. Por biseda nuk ka qenë e qetë dhe dalëngadalë tonet janë nxehur derisa sherri është bërë serioz dhe pas fyerjeve gjithçka ka kaluar masën dhe personi i tretë ka nxjerrë armën, duke i plagosur si policin edhe shokun e tij e më pas është larguar me shpejtësi nga lokali. Zhurma e pistoletës ka frikësuar të gjithë banorët e pallatit që ndodhet sipër lokalit. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë së Durrësit, të cilët kanë marrë nën kontroll situatën. Gjithashtu në ndihmë të personave të plagosur janë vënë efektivat e zjarrfikësve, të cilët ndodheshin vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes. Të plagosur janë transportuar menjëherë për në urgjencën e spitalit të Durrësit, ku vetëm pas ndërhyrjeve kirurgjikale ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Burimet policore kanë bërë të ditur se autori i ngjarjes është 19- vjeçari Armand Lama, banor i qytetit të Durrësit. Ai ka nisur një sherr me kamerierin e lokalit dhe në kohën që ai ka nxjerrë pistoletën, ka ndërhyrë Vlash Ashiku, efektiv policie në qarkun e Tiranës. Duke parë skenën, punonjësi i policisë, 25 vjeçari Vlash Ashiku është ngritur për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë. Ai mësohet se është kushëri me kamerierin dhe ka ndërhyrë menjëherë. Nga ndërhyrja e tij është realizuar një shkrehje e pistoletës, ndërkohë që punonjësi i policisë është plagosur në këmbën e djathtë, kurse shoku i tij Shehad Muda në shputën e këmbës. Autori, pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë dy personave që u plagosen u është dhënë ndihma mjekësore dhe mjekët kanë konfirmuar se ata nuk kanë rrezik për jetën, pasi plumbat u kanë kaluar në gjymtyrët e poshtme dhe konkretisht Shehat Muda është goditur me plumb ne kavilje të këmbës, ndërsa punonjësi i policisë së komisariatit të Dibrës është goditur në kofshë. Policia ka marrë në vendngjarje gëzhojat e armës së zjarrit tip pistoletë që është përdorur kundër tyre si dhe dëshmitë e dëshmitareve që janë ndodhur në afërsi të dyja palëve në konflikt në momentin e përdorimit të armës së zjarrit. Shehat Muda, 27 vjeç nga Dibra kishte ardhur para dy muajsh me banim në Durrës në lagjen numër 13 të Plazhit. Burime nga policia bëjnë të ditur se ai kishte marrë një banesë me qira, ndërsa ishte në kërkim të një vendi pune.