E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy automjete në autostradë, 8 të plagosur nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Fllakës. Një furgon pasagjeresh me targa të Durrësit dhe një benz me targa të huaj kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës pas përplasjes mes tyre. Ndërkohë që furgoni ka ndaluar për të zbritur pasagjerët në cep të rrugës ai është goditur nga pas nga automjeti tip benz. Nga përplasja e madhe, për  pasojë kanë mbetur të plagosur tetë pasagjerët e furgonit si dhe drejtuesi i tij. Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertë, të cilët kanë pohuar se shkak i këtij aksidenti  është bërë shpejtësia e madhe e benzit si dhe parakalimi i gabuar. Ndërkohë mësohet se pasagjeret janë transportuar për në spital, ku pas mjekimeve të marra janë dërguar për në banesën e tyre, ndërsa drejtuesit e dy automjeteve janë shoqëruar në polici për dëshmuar mbi atë çfarë ka ndodhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›