Dramë dhe komedi tek Marubit
Dy prodhime kinematografike të cilët mbajnë emra të njohur regjisorësh do të projektohen në datën 16 dhe 17 prill në ekranin e kinemasë Marubi. Dy histori të cilat sjellin në ekranin e kinemasë një kastë aktorësh të njohur do të vijnë në dy zhanre të ndryshme për publikun. Filmi me titull Chicago nga Rob Marschall është një film dramatik, por në formën e një shfaqjeje muzikore me aktorët Catherine Zeta-Jones, Renee Zellëeger dhe Richard Gere. Fabula e filmit sjell në qendër të tij dy vrasëse në vitet 20.
Dy protagonistet kryesore në këtë filmi janë vrasëset Velma Kelly{ e cila vrau burrin e saj dhe motrën e saj pasi i gjeti ata së bashku në shtrat}dhe Roxie Hart{ e cila pasi u nda nga i dashuri i saj, e vrau atë sepse ai nuk donte ta bënte një star Hollywoodi}. Ato i bashkon të dyja rruga e vdekjes, ku secila tenton të luftojë për famën, duke e parë atë si mënyrën e vetme të shpëtimit. Vetëm fama mund ti kthej dy vrasëset në yjet e skenës në Chicagos gjatë viteve 1920. Ndërkohë që prodhimi tjetër kinematografik vjen me një zhanër krejt ndryshe për publikun. Ai titullohet Amor Idiota{Dashuri idiote}nga regjisori Ventura Pons. Është një film komik me aktorët Santi Millan, Cayetana Guillen Cuervo dhe Daniela Corbo. Fabula e filmit:Pere Luo, aktori kryesor, është dukë kaluar momente mjaft të vështira në jetën e tij personale. Një natë ai vendos që të dali nëpër qytet me qëllimin e vetëm që të harrojë të gjitha problemet që ka. Pasi është bërë tapë niset për në shtëpi por gjatë rrugës përplaset në një kioskë metalike, pronare e së cilës është Sandra. Puna e saj është varja e banderolave në dritat e rrugëve. Pasi Pere Luo përplaset tek kjo kioskë, rrëzohet dhe mahnitet nga bukuria e Sandrës. Dhe kështu fillon dita-ditës që të shtohet fiksimi i tij për këtë vajzë.