E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, fillon reforma e personelit

Punesimi i infermiereve nga ish-drejtori i Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" ka qene abuziv. Keshtu ka deklaruar drejtoresha aktuale e kesaj qendre, Gjeorgjina Kule. Ajo ka lajmeruar nisjen e shkurtimeve ne sherbimet ku stafi eshte i fryre. Ndersa do te shihet edhe pozicioni aktual i mjekeve. Sipas drejtoreshes Kule, ata nuk do te pushohen nga puna, por do te behet nje shperndarje me e mire e tyre. "Ka disa pavijone ku ka shume mjeke dhe disa te tjera ku ka mungesa", ka deklaruar ajo.

Shkurtimet

Drejtoria e pergjithshme e QSUT, do te nise operacionin "fshesa" per te gjithe infermieret e pavijoneve, te cilat jane emeruar nga ish-drejtori Mati Pepa, ne kundershtim me rregulloren e re te Ministrise se Shendetesise. Me konkretisht, behet fjale per emerimet qe jane bere gjate vitit te kaluar, pra ne 2007. abuzimi ne lidhje me keto emerime ka te beje me punesimin e me shume infermiereve, nga sa kane pasur nevoje pavijonet. Sipas drejtoreshes se Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", Gjeorgjina Kule, ato qe jane emeruar te fundit do shkurtohen, per shkak se ka fryrje strukture. Ne fakt, nje fenomen i tille ishte konstatuar nga drejtoresha Kule qe ne fillim te emerimit te saj, porse tashme ajo eshte dokumentuar. Pikerisht fryrja e stafit ka qene nje nder arsyet pse ne QSUT filluan kontrollet. Sipas ketyre te fundit rezultoi se shumica e infermiereve te ishin punesuar ne muajt e fundit. Kule deklaroi pak kohe me pare se eshte dhene nje urdher per pezullimet e emerimeve ne te gjitha hallkat, per punesimet e bera ne muajin gusht. "Do te verifikojme se cilet prej punonjesve te personelit bejne pjese ne strukture. Ata qe nuk e plotesojne kete kusht, do te pushohen nga puna", ka paralajmeruar Kule.

Mjeket

Per kategorine e mjekeve rezulton se nuk ka fryrje, por thjesht eshte bere shperndarja ne menyre te paligjshme. Keshtu, sipas drejtoreshes Kule ka pavijone ku jane punesuar me shume mjeke, nga sa ka nevoje nje sherbim, ndersa ka pavijone te tjera qe perballen me mungesa. Si pasoje e ketyre konkluzioneve eshte vendosur qe te behet nje rishperndarje, sipas nevoja aktuale. Struktura e re e Qendres Spitalore Universitare pritet te jete gati ne fillim te vitit te ardhshem. Sipas drejtoreshes Kule, me nisjen e reformes se re per financimin e sherbimeve shendetesore nga ISKSH, kjo strukture do te jete ne harmoni me kerkesat qe parashikon dikasteri i shendetesise. Sikurse behet e ditur, do te duhen te pakten disa muaj per te vertetuar shkeljet e dyshuara ne qendren me te madhe spitalore te vendit. Gjeorgjina Kule, ne cilesine e titullares se QSUT, ka bere te ditur se Kontrolli i Larte i Shtetit ka nisur punen prej ditesh, per te verifikuar dyshimet, nderkohe qe nuk ka ende asnje perfundim.

Kontroll rekomandimeve te mjekeve

Pak dite me pare, drejtoria e QSUT ka urdheruar qe te nisin kontrolle per rekomandimet e mjekeve drejt privatit, ne rastet kur spitalet tona nuk kane mundesi te kryejne sherbime te caktuara. Gjithashtu, kontrollit te imet do t'i nenshtrohen edhe faturat e leshuara, ne menyre qe te zbulohet nese faturat e leshuara apo rekomandimet e mjekeve, behen ne baze te protokolleve te semundjeve.

L. Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›