E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres tatimet mbyllin plazhet private

Shezlongjet e vendosura në mënyrë të paligjshme janë konfiskuar, ndërsa janë gjobitur edhe shumë subjekte që kanë shkelur kontratat.

Aksioni për bllokimin e plazheve private të palicensuara, në zonën e Currila dhe plazhit publik nga ana e degës së Tatim- Taksave, në Durrës në këtë fillim sezoni ka sjellë konfiskimin e 8 plazheve private të palicensuara, si dhe sekuestrimin e 150 çadrave dhe shezlloneve që i përkisnin këtyre subjekteve.

Aksioni i kontrollit pritet të shtrihet përgjatë gjithë sezonit turistik, dhe ka për qëllim krijimin e hapësirave publike si dhe konfiskimin e plazheve private për mos-shlyerje të detyrimeve financiare në shtet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›