E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, tentohet grabitja e të moshuarve, një në pranga

DURRËS- Policia e Durrësit ka mundur të arrestojë sot një person, i cili në bashkëpunim me një tjetër tentoi të grabisë një cift të moshuarish mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, i arrestuari është shtetasi Eduard Ndoji, ndërsa në kërkim është shpallur personi tjetër që e shoqëronte.

Policia bën me dije se në tentativë për tu larguar nga banesa e çiftit të të moshuarve, autorët janë përleshur me polinë. Sipas bluve të Durrësirt, autorët janë ndjekur rreth 500 metra, por njeri prej tyre ka arritur të arratiset.

Ndërkaq çifti Mynyr dhe Hane Karaboja ka treguar ngjarjen për News 24. Ata shprehen se i kanë pikasur hajdutët rreth orës 01:00.

"Dëgjova një zhurmë në dritare dhe pashë 1 person. Ulërita duke kërkuar ndihmë dhe thirra bashkëshortin”, shprehet e moshuara.

Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim të riun tjetër dhe po punon për kapjen e tij.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›