E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, larje hesapesh mes shqiptarëve, 4 të plagosur

Katër shqiptarë janë plagosur në qytetin e Frozinonës në Itali pas disa të shtënave me armë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat citojnë burime nga policia se kjo ngjarje ka qënë një larje hesapesh mes shtetasve shqiptarë. Ndërkohë sipa mediave italiane tre prej shiptarëve janë plagosur tek këmbët nga të shtënar, ndërsa njëri në gjoks. Burimet policore theksojnë se policia është në kërkim të një personi tjetër, që dyshohet të jetë edhe autori i sulmit.
Policia dyshon se bëhet fjalë për një larje hesapesh për çështje kriminale ndërkohë që mediat theksojnë që tre të plagosurit, janë transportuar në spitalin e Frozinones, ndërsa tjetri, i cili ndodhet në gjendje kritike, u dërgua në spitalin e Romës.
Nuk dihet ende identiteti i shqiptarëve të plagosur ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›