Vlorë, arrestohet 36 vjecari, i bënte shantazh të moshuarit
VLORE- Një 74 vjecar nga Vlora është bërë pre e shantazhit dhe e pengmarrjes për ti marrë shumën prej 1 milion lekësh. Policia ka vënë në pranga për këtë ngjarje 36 vjecarin Genci Kajtalli me akuzat “Gjobvënie” dhe “Heqje e paligjshme e Lirisë”. Arrestimi erdhi pas kallëzimit të të moshuarit me iniciale N.L, i cili u tha efektivëve të policisë se i arrestuari bashkë me një të afërmen e tij e kishin tërhequr në banesën e kësaj të fundit për të biseduar për një shumë të hollash që 74 vjecari ia kishte dhënë të afërmes së autorit.
Por sipas rrëfimit të 74 vjecarit N.L aty e kanë zhveshur dhe bashkë me të afërmen e Kajtallit i kanë shkrepur atij foto kompromentuese . Pas kësaj, autori që nga data 3 e muajit nëntor i bënte shantazhe dhe presione të vazhdueshme 74 vjecarit për ti dhënë atij shumën e 1 milion lekëve, ose në të kundërt fotot e të moshuarit do ti shkonin bashkëshortes së 74 vjecarit. Policia pasi verifikoi deklaratat e 74 vjecarit N.L kreu arrestimin e 36 vjecarit Genci Kajtalli, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjetën edhe 40 gr lënde narkotike e llojit Hashash.
(m.a/News24/BalkanWeb)