E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, tre aksidente në një natë

 DURRES – Tri aksidente me pasoja të rënda janë regjistruar dje në qytetin e Durrësit ndërsa policia ka arrestuar autorin e njërit prej tyre. Aksidenti i parë ndodhi në autostradë pranë Shënvlashit ku pas përplasjes së dy mjeteve u plagosën dy shoferët, Blerina Hoxha, 44 vjeçe dhe shtetasi me iniciale I.C, 37 vjeç. Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të Mbikalimit të Urës së Dajlanit. Si pasojë e këtij aksidenti gjeti vdekjen drejtuesi i makinës Viktor Gjoka, pas përplasjes së mjetit me bordurën e urës. Policia ndërkohë ka arrestuar autorin e një tjetër aksidenti, shtetasin Rejdi Furrxhi i cili ka shkaktuar aksidentin që i mori jetën 19-vjeçarit Gentian Bardhi, i cili drejtonte automjetin tjetër të përfshirë në aksident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›