Durrës, tregtarët në protestë: Drejt falimentimit
DURRëS- Dhjetra tregtarë të tregut indrustrial në qytetin e Durrësit kanë protestuar sot për mungesën e kushteve në zonën ku ushtrojnë aktivitetin e tyre. Cmimet e larta kanë shkaktuar ulje të blerjeve në treg, duke u pasur dhe me ulje të fitimit.
Protestës së tyre u është bashkuar dhe deputeti socialist Gazmir Bizhga. Ky i fundit vuri në dukje gjendjen e rrugëve ku ushtrohen aktivitetet e biznesve, duke u përqëndruar së tepërmi dhe në situatën financiare. Protesta ka nisur rreth orës 11 të paradites së sotme dhe ka zgjatur rreth 30 minuta.
Bizhga në fjalën e tij tha që “kriza ekonomike që vetëm qeveria shqiptare nuk e sheh, por që të gjithë shqiptarët e ndiejnë në familjet e tyre, ka varfëruar shqiptarët duke e vështirësuar tej mase jetën e tyre.”
Ai përmendi se, “rruga e e tregut nuk është investimi i vetëm elektoral i qeverisë Berisha, i cili nuk dihet se kur do të përfundojë, pasi të tilla janë edhe rruga e Shkozetit dhe ajo e Spitallës, rrugë të nisura gjatë fushatës elektorale për të cilat qeveria ishte e vetëdijshme që nuk do ti përfundonte në afatet e vendosura.
(m.a/BalkanWeb)