Ambasadori Britanik, Willson premton investime në Shkodër
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka, ka pritur në zyrën e tij, Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Francer Willson i cili ishte i shoqëruar nga Tomas von Henden si Shef i Politikave të Ekonomisë dhe Informacionit, pranë Komisionin Europian të BE-së në Tiranë. Ambasadori britanik ka thënë në takim se nuk është hera e parë që është në Shkodër dhe se ka ndjerë gjithmonë kënaqësi për qytetin dhe njerëzit aty.
Ai është interesuar shumë për ndryshimet në Shkodër dhe për këto ndryshime të mëdha, kryebashkiaku Luka i ka treguar për disa projekte të realizuara dhe të tjera në synim të qeverisë dhe bashkisë së tij. Luka ka bërë një përshkrim të veçantë në ndërtimin e infrastrukturës dhe të rrugëve në përgjithësi, mjediset publike dhe rikonstruksionin e shkollave, por ka përmendur edhe disa projekte që do të realizohen me donatorët e huaj. Në këto projekte, ai ka deklaruar atë për liqenin e Shkodrës, për ujin e pijshëm dhe të ujërave të zeza, për pastrimin dhe derdhjen e tyre dhe që kanë një shifër prej 14 milion euro. Luka i ka përmendur miqve të huaj edhe tendencën gjithmonë në rritje të Bashkisë së tij, për ruajtjen e vlerave arkitekturore të qytetit të vjetër e tradicional. Këtu ai është ndaluar, në projektin e realizuar të kthimit të Piacës në një rrugë Pedonale dhe projektin e paraqitur në instanca të BE-së për rrugën e Trumës deri te Kisha Katedrale që përfshin ndërtimin e rrugës dhe rregullimin e fasadave në të dy anët e kësaj rruge të vjetër, dhe tepër muzeale.
Email This Klikime: 4
Email This Klikime: 4