E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Guma", pezullohet puna në komunat e bashkitë minoritare

Ky vendim është bërë i ditur dje nga kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, sipas të cilit kjo është një shenjë proteste për vrasjen e 35-vjecarit me kombësi greke.

“Nga ora 10:00 deri në 11:00 të ditës së hënë, administrata lokale në jug të vendit që përfaqësohet nga PBDNJ-ja, do të pezullojë aktivitetin e saj me qëllim sensibilizimin e të gjitha strukturave kompetente për zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të këtij krimi të paprecedent”, pohoi dje nga Gjirokastra z. Dule.

Kreu i PBDNJ-së i kërkoi qeverisë dhe organeve të drejtësisë, që bashkërisht me procesin delikat për zbardhjen e krimit, të ristrukturojë urgjentisht komisariatin e Himarës.

Ngjarja e ndodhur në Himarë, e dyshuar për motive etnike, është një rast i izoluar që ndodh me minoritet në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›