E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vdes në aksident 16 vjecari, plagosen 2 shokët

Brenda 3 ditësh në autostradën Tiranë- Durrës kanë ndodhur 3 aksidente ku bilanci është 8 të vdekur dhe 11 të plagosur. Policia: Makina ku udhëtonin adoleshentët doli nga rruga, për shkak të shpejtësisë së madhe. 

DURRES- Tre të rinj janë akisdentuar sot në mëngjes në aksin rrugor Durrës- Shijak. Sipas policisë 16 vjecari Bruno Serjani 16 vjec ka mbetur i vdekur ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij Fitim Bare dhe Aleks Sulejmani janë plagosur. Makina me targa të huaja e cila drejtohej nga 16 vjecari Fitim Bare ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po e ngiste adoleshenti- thotë policia. Brenda 3 ditësh në autostradën Tiranë- Durrës kanë ndodhur 3 aksidente ku bilanci është 8 të vdekur dhe 11 të plagosur.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›