Studimi: Aksidentet, vrasësi kryesor i shqiptarëve
Aksidentet rrugore janë vrasësit kryesorë të shqiptarëve. Sipas një studimi të ISHP-së, cdo ditë shënohet gati një i vdekur dhe 2 të plagosur. Specialistët kërkojnë që elementët e sigurisë rrugore të futen si orë në shkolla.
TIRANE- Me gati një të vdekur dhe dy të plagosur në ditë, aksidentet janë në top-listën e tragjedive jetësore. Kjo shifër alarmante që na rendit në krye të vendeve të të gjithë rajonit, jepet nga një studim i të Institutit të Shëndetit Publik. Rreth 40 % e aksidenteve rrugore shkaktohen nga pakujdesia e kalimtarëve. Mungesa e rritit të sigurimit si pasagjerë apo drejtues automjetesh është një tjetër neglizhencë fatale e cila ka pasoja gjatë aksidentit. Në studim, i cili kishte të bënte me vlerësimin e njohurive, qëndrimeve dhe praktikave për sigurinë rrugore, janë përfshirë rreth 300 studentë të Fakultetit të Mjekësisë.
Studimi dëshmoi për një nivel të lartë të sjelljeve të rrezikshme të studentëve lidhur me sigurinë rrugore, pavarësisht njohurive mbi to. Të dhënat, sipas specialistëve, janë alarmante sidomos për studentët meshkuj, të cilët paraqesin praktika shumë të rrezikshme, që i ekspozojnë ata ndaj aksidenteve rrugore. Kështu, "67 % e studentëve raportuan se ishin të mirinformuar për rregullat e qarkullimit rrugor, qoftë si këmbësorë, pasagjerë, apo drejtues automjetesh (përfshi motoçikletat dhe biçikletat). Por, vetëm 19 % e tyre raportuan se përdornin rripin e sigurimit si pasagjerë apo drejtues automjetesh".
Studimi tregoi se meshkujt përdorin rripin e sigurimit më pak në krahasim me femrat, por dhe e respektonin semaforin në udhë-kryqe më pak në raport me femrat. Ndërkohë, studimi tregoi se nuk ka ndonjë ndryshim statistikor në njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e sigurisë rrugore, lidhur me prejardhjen (fshat-qytet).
Në bazë të këtij studimi specialistët e Shëndetit Publik rekomandojnë që elementët e sigurisë rrugore duhet të integrohen në disiplina të ndryshme të shkollave të mesme, por dhe në ato të larta në vendin tonë.
(s.g/BalkanWeb)