E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit, shtyhet gjyqi

Gjykata Kushtetuese shtyu dje vendimin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Ish të dënuarit e kohës së diktaturës kërkuan nga Gjykata Kushtetuese rishikimin e ligjit dhe masën e dëmshpërblimit të tyre. Burime pranë gjykatës bëjnë me dije se vendimi për ish të dënuarit politikë do të merret në 24 dhjetor. Sipas projektligjit aktual të qeverisë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politike, është vendosur një dëmshpërblim prej 2 mijë lekësh për çdo ditë vuajtje në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi nga data 30.11.1944-1.10.1991. Ndërsa për të dënuarit me internim në kamp me tela me gjemba deri në vitin 1954, masa e dëmshpërblimit financiar është 1 mijë lekë në ditë. Ndërkohë që është hequr nga projekti neni 6, i cili penalizonte të gjithë ish-funksionarët e lartë që janë pushkatuar ose dënuar me burg.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›