Shkodra zgjohet me një tjetër vrasje
Pa u bërë ende 24 orë nga vrasja e biznesmenit Arben Bideni në fshatin Barbullush të Shkodrës, një tjetër vrasje ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në hyrje të qytetit. Vrasja e radhës në qytetin verior ka ndodhur rreth orës 06:30 në lagjen "Iliria", ku viktimë e plumbave ka mbetur 53-vjeçari Agim Tahiri, banor i kësaj lagjeje
Vrasje për dy kova zhavorr
Gjithçka ka ndodhur për një grindje banale mes autorit dhe viktimës, fqinjë me njëri-tjetrin, pasi viktima, i cili para një jave kishte martuar djalin, kishte asfaltuar rrugicën ku banonin. Sipas deklarimeve që ka siguruar policia, mësohet se autori Abdullah Durra kishte qëndruar rreth 30 minuta duke pritur në rrugë fqinjin e tij, Agim Tahiri. Në debat e sipër autori e ka ofenduar viktimën se pse kishte përdorur dy kova zhavorri që ndodheshin në pronën e tij, për të asfaltuar rrugën. Duke u përballur me ofendimet, edhe viktima është përgjigjur me fjalë të rënda dhe për këtë arsye 50-vjeçari Abdullah Durra ka marrë armën dhe ka shtënë në drejtim të 53-vjeçarit Agim Tahiri, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin e Shkodrës. Menjëherë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që pas shoqërimit të disa personave që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes janë vënë në ndjekje të autorit të krimit. Në fillim policia ka bërë kontroll në banesën në Durrës dhe në zonën përreth. Pas një informacioni të marrë në rrugë operative, policia ka arritur të zbulojë vendndodhjen e tij, jo shumë larg vendit të ngjarjes dhe bëri të mundur arrestimin e tij. Në momentin e ndalimit 50-vjeçari Abdullah Durra nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të rendit. Ndërkohë policia ka arritur të sekuestrojë edhe armën e krimit, një pistoletë tip TT, të cilën autori i vrasjes e mbante pa leje. Policia për disa orë ka mbajtur nën vëzhgim të dy banesat, si atë të autorit, ashtu edhe të viktimës, që ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës.
Kapet vrasësi i biznesmenit
Dy vrasjet e ndodhura brenda një harku kohor prej 12 orësh, pavarësisht se me autorë të arrestuar, tregojnë se ende pasiguria është prezente e për më tepër akoma më të rrezikshme janë arsyet e krimeve, që në Shkodër mbeten gjithnjë të një niveli thuajse qesharak. Pak orë pas vrasjes së biznesmenit Arben Bideni, policia e Shkodrës ka bërë të mundur të prangosë autorin 37-vjeçar, Afrim Rraboshta. Sipas policisë, autori i kësaj vrasjeje është kapur nga policia në një terren malor të pyllëzuar në përpjekje për t‘u fshehur dhe është dorëzuar pa rezistencë. Në të njëjtën kohë policia sqaron se 37-vjeçarit Rraboshta i është gjetur dhe arma me të cilën ka kryer vrasjen. Po sipas burimeve nga policia mësohet se 37-vjeçari Afrim Rraboshta ka shpjeguar para agjentëve të policisë kriminale rrjedhën e ngjarjeve, duke u shprehur se "Arben Bideni më kishte një borxh prej 5 milionë lekësh të vjetra. I kërkova të takoheshim te lokali i vëllait në fshatin Barbullush. Në lokal kemi qëndruar brenda në të njëjtën tavolinë, ku kemi debatuar. Unë i kërkova që të më jepte borxhin që më kishte dhe ai më tha se do të ma jepte borxhin por kështu më thoshte disa herë prej tre muajsh. Pastaj nga lokali kemi hipur në makinë e Arben Bedenit dhe gjatë rrugës, debati mes nesh është nxehur dhe ndodhi që e qëllova për vdekje". Ky rrëfim i autorit të ngjarjes në polici ka bërë që për policinë tashmë e gjithë ajo që ndodhi të klasifikohet si dosje e mbyllur. Por vështirë se mund të quhet e mbyllur për pjesëtarët e dy familjeve. Nga frika e hakmarrjes, të gjithë meshkujt e familjes Rraboshta kanë braktisur shtëpitë.