E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vdes nga korrenti shoferi i kamionit

Një 30-vjeçar nga Durrësi humbi jetën pas rënies në kontakt me energjinë elektrike. Dita e djeshme ka qenë një ditë normale pune për Myslym Dostin, 30-vjeçarin nga Durrësi, por një incident në punë e sipër i ka marrë jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Durrësit, mes sektorëve Hekurudha dhe Iliria të kësaj zone. I riu drejtonte një kamion, me të cilin transportonte inerte për llogari të një firme. Në momentin që po i shkarkonte ato, pjesa vetëshkarkuese e kamionit teksa është ngritur lart ka rënë në kontakt me një tel të tensionit të lartë. Viktima ka qenë në kontakt me të dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Lajmi u konfirmua nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, e cila saktësoi dhe shkakun e vdekjes së Dostit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›