E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Buxheti 2009 është larg premtimeve

Projektbuxheti 2009 vazhdon të mbetet larg realitetit shqiptar, larg krizës financiare botërore, që ka prekur gjithë globin dhe vite dritë larg premtimeve, me të cilat Berisha erdhi në pushtet. Me këtë qëndrim u shfaq dje Partia Socialiste, përmes deputetit Andis Harasani. Sipas tij, ky buxhet e bën më të qartë se kurrë, se Berisha as mendonte për ndonjë moment të vetëm të realizonte ato premtime që dha në vitin 2005. Selia rozë vlerëson se buxheti vazhdon të mbetet demagogjik. "Historia pa sens e buxheteve shtesë vazhdon të jetë mashtrim. Si guxon qeveria ‘Berisha‘ të paraqesë një projektbuxhet të pabazuar në fakt", tha Harasani. Teksa sqaroi se për të tretin vit me radhë vihet re se buxheti shtesë nuk është gjë tjetër veçse truk për të çuar fonde shtesë në investimet pa imunitet, që Berisha ka aq për zemër! Nuk kapet as buxheti fillestar e jo më ai shtesë!. Opozita konstaton se rritja ekonomisë është 6%, larg objektivave të qeverisë, ndërsa inflacioni më i lartë. "Të përfshihen në buxhet shifrat e të ardhurave nga privatizimi dhe përdorimin e tyre në vitin 2008. mungojnë në pasqyrën e konsoliduar të buxhetit", u shpreh Harasani. Socialistët thonë se dyfishimi i buxhetit për arsimin është një demagogji e dështuar, jo vetëm që s‘ka dyfishim, por niveli i vitit 2009 është vetëm 3.5 lekë/100 lekë. Harasani tha se fillimi i suksesshëm i procesit të privatizimit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike është inkurajues, por zhvillimet e fundit të pakënaqshme në sektorin e energjisë elektrike, duhet të zgjidhen me shpejtësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›