Tiranë, pastrim parash, hetohet emigranti
Një 31-vjeçar do të procedohet penalisht, pasi dyshohet për pastrim parash të ardhura nga një aktivitet kriminal jashtë Shqipërisë. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se dje paradite u dërguan materialet në prokurori për veprën penale të "pastrimit të produkteve të veprës penale", në ngarkim të Fejzo Z. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, nga informacionet e marra dhe veprimet e kryera në emër të tij dhe familjes rezultojnë disa prona dhe asete, që dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal. Gjithashtu, policia ka zbuluar se në adresë të tij, në vitin 2007 janë kryer disa transferta parash të dyshimta.