E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri "lë pas dore" grevën e urisë së 10 deputetëve

Kryeministria Berisha "injoron" grevën e urisë së 10 deputetëve të Parlamentit dhe vazhdon turin e tij të vizitave jashtë Shqipërisë. Shefi i qeverisë është nisur dje në mesditë për në Bruksel, për të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar, ku do të shqyrtohen shkaqet e krizës financiare globale dhe gjetja e zgjidhjeve për të parandaluar këtë krizë. Kryeministri Berisha u nis dje për një vizitë dyditore në Bruksel, ku do të marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar "Biznesi dhe lidershipi". Ky simpozium organizohet çdo vit, me pjesëmarrjen e politikanëve të rëndësishëm, përfaqësuesve të biznesit nga e gjithë bota, akademikë dhe figura të tjera të shquara, të cilët mblidhen për të shkëmbyer eksperiencën mbi sfidat aktuale të tregjeve globale. Konferenca e këtij viti, në të cilën do të referojë edhe Kryeministri Berisha, do të shqyrtojë hollësisht shkaqet e krizës financiare globale, në kërkim të një udhërrëfyesi në mbështetje të biznesit. Kjo konferencë organizohet nga shoqata ndërkombëtare për vlerat njerëzore, me mbështetjen e Parlamentit Evropian. Vizita e Kryeministrit në Bruksel do të zgjas dy ditë dhe gjatë fundjavës do të jetë në Tiranë, ku do të ndjek nga afër zhvillimet e grevës së urisë së 10 deputetëve të Parlamentit. Axhenda e paradites së djeshme ka qenë e ngarkuar për Kryeministrit Berisha, i cili përpara nisjes për në Bruksel është takuar me aktorin Xhim Belushi. Shefi i qeverisë do të marrë pjesë për dy ditë rresht në simpoziumin "Biznesi dhe lidershipi".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›