E Hënë, 2 Nëntor 2026

Durrës, vetëm dy orë ujë në ditë

03/05/2005  Janë invesutar 27 milionë USD, duhen edhe 400 milionë të tjerë

DURRES – Qyteti i Durrësit, furnizohet vetëm me dy orë ujë në ditë, ndërsa do t’i duhen edhe milionë të tjera në dollarë investime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm deri në përmbushjen e kërkesave të pranueshme për popullatën.

Nga studimet e bëra, ekspertët, që janë marrë me këtë fushë shumë të ndjeshme, veçanërisht në Durrës, thonë se do të duhen edhe 40 milionë dollarë fonde për të shtuar orët e furnizimit me ujë në qytet, si dhe për të dërguar ujë edhe në stinën e verës në periferi të qytetit.

Furnizimi me ujë të pishëm në qytetin bregdetar të Durrësit është ndër pikat më të diskutuara për administratën e Ujësjellës-Kanalizimeve, si dhe për pushtetin vendor.

Sipas konsulentëve në fushën e ujit pranë kësa ndërmarrje, qyteti i Durrësit merr në ditë dy orë ujë, ndërsa zonat e tij periferike, sidomos gjatë sezonit të verës, janë jashtë furnizimit. Për rehabilitimin e sistemit të furnizimit me ujë në rrethin e Durrësit janë investuar nga BB 24 milionë dollarë në katër vite si dhe 2.7 milionë dollarë të tjerë nga fondet e OPEC-ut për sistemimin e rrjetit shpërndarës në 13 fshatra.

Sipas llogarive të bëra nga specialistët, të cilët theksojnë se fondet e dhëna janë ende të pamjaftueshme për të normalizuar

situatën, investimet për frymë në ujësjellës kapin shifrën e 70 dollarëve për banorë, ndërkohë që nga investimet e bëra në disa rajone në vendin tonë nga KFË mesatarja e investimit kap shumën e 300 dollarëve për banor.

Konsulenti në fushën e ujit, Ndriçim Shani, është shprehur se ndër nevojat afatshkurtëra për investime fizike në sistemin e furnizimit me ujë kërkohen 20 milionë dollarë, ndërsa për zonën rurale 18 milionë dollarë të tjerë, ndërkohë që 2 milionë dollarë do të kushtojë vendosja e matësve. Por, ai ka theksuar se rritja e popullsisë, kërkesat e biznesit dhe ato të turizmit, do të detyrojnë gjetjen e një vendburimi të ri për të ardhmen për prurjen e një sasie tjetër në 700 l/sek. Konsulenti ka pohuar se për Durrësin kanë përfunduar projektet afatgjata dhe që deri në fund të vitit 2030, sipas një studimi të kryer nga konsulentë të huaj në fillim të viteve ‘90, investimet për ujin e pijshëm në Durrës do të kapin shifrën e 100 milionë dollarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›