Në dy ditë, mbërrijnë 6 mijë persona

03/05/2005 Fillon fluksi i ardhjeve në Portin e Durrësit
DURRES - Në dy ditët e fundit në portin e Durrësit kanë mbërritur një numër i madh emigrantësh, të cilët kanë kaluar Pashkët pranë familjeve të tyre.
Në pikën e kalimit kufitar në Durrës kanë hyrë 6000 shtetas, si
dhe një numër shumë i madh automjetesh. Kjo ka shtyrë policinë që të rrisë numrin e patrullave të bluve në disa nyje rrugore, si dhe të jetë e panishme kryesisht në shëtitoret më të frekuentuara në ditët të tilla si në zonën e Plazhit dhe atë të shëtitores “Taulantja”.
Për të përballuar fluksin e parë, i cili do të pasohet në muajt e ardhshëm me pushues emigrantë, që do të kalojnë ditët e nxehta pranë bregdetit të Durrësit, policia ka rritur sigurinë dhe kontrollet dhe krahas shërbimeve të zakonshme ka vënë në disa akse rrugore kryesore edhe shërbimet shtesë. Kjo ka bërë që tragetet e linjave, të nisura nga brigjet italiane drejt Durrësit, të përpunohen pa vonesa. Po ashtu, policia ka nisur të organizojë edhe një program të veçantë për të përballuar fillimin e sezonit turistik.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në përpunimin e fluksit të emigrantëve, që kanë zbritur në Durrës për festimin e Pashkëve nuk është shënuar asnjë incident.