Mbetjet kimike do të asgjësohen në Gjermani

03/05/2005 DURRËS - Mungesa e furnaltave për djegien e mbetjeve kimike të
depozituara në Porto Romano dhe në magazinat e Bisht Pallës ka shtyrë Ministrinë e Mjedisit të kërkojë mundësinë e transportimit të tyre jashtë vendi.
Ndonëse nuk është përcaktuar se sa do të jetë sasia e parë e kimikateve që do të transportohet, burime nga kjo ministri kanë deklaruar se kanë përfunduar të gjitha procedurat për të pastruar zonën, ndër më të nxhetat në vendin tonë dhe në rajon nga helmet e rrezikshme.
Në bazë të deklarimeve të bëra mësohet se kimikatet do të dërgohen në Gjermani, ku edhe ekziston teknologjia e duhur për asgjësimin e tyre. Ministria e Mjedisit në këtë zonë ka ndërmarrë në disa faza izolimin, damkosjen dhe rrethimin e sipërfaqes së ndotur. Pas mbylljes së ndërmarrjes kimike në Porto Romano, pjesa më e madhe e kësaj zone është populluar nga banorë të shpërngulur vitet e fundit dhe një pjesë e tyre kanë ndërtuar banesat edhe brenda vijës së kuqe, të klasifikuar me rrezikshmëri dhe me pasoja të rënda për jetën e popullatës.
Pika e nxehtë mjedisore është bërë objekt edhe i projekteve të
Bankës Botërore, ndërkohë që pas studimit të fizibilitetit janë investuar një pjesë e projekteve, kryesisht për izolimin e kimikateve si dhe për depistimin.
Në Porto Romano, sipas matjeve të bëra, rezulton se gjenden të depozituara afro 60 mijë tonë mbetje kimike, ndërkohë që në tre magazinat e Bishtit të Pallës një pjesë e kimikateve janë vendosur në fuçi, në pritje për fazën e asgjësimit rreth 700 tonë mbeturina.
Nga publikimet e bëra kohët e fundit mësohet se kompania e parë e lëndëve të rrezikshme do të transportohet brenda këtij viti dhe
kjo do të jetë nisja e procesit, që do të zgjasë për disa vite.
Vitin e kaluar ka përfunduar ndërtimi i murit rrethues në pjesën me sasinë më të madhe të mbetjeve prej 28 mijë m2 damkë, ndërsa zona në fjalë do të përfitojë një pjesë të shumës në 7 milionë dollarë, që BB po përgatit për të financuar për mjedisin në
Shqipëri. Mungesa e tenologjisë bashkëkohore për përpunimin dhe djegien e mbetjeve të rrezikshme kimike, ka shtyrë ministrinë të kërkojë ndihmën e organizmave të huaja për të pastruar zonën e Porto Romanos, e cila është sistemuar në hartën e 40 vendeve në Evropë me ndotje të lartë.
Porto Romano
60000 tonë
mbetje toksike në Porto Romano
5.5 milionë USD
financimi i projektit për pastrimin e Porto Romanos
Bisht Pallë
700 tonë
mbetje kimikatesh në Bisht Pallë
7 milionë USD
financimi i projektit për pastrimin e Bisht Pallës