Radhë të gjata në sportelet e çertifikatave
03/05/2005 Këkresat dyfishi i mundësive
VLORE - Ndërsa rritet kërkesa për çertifikata nga ana e qytetarve, rriten edhe radhët e tyre njëkohësisht para ndërtesave të gjendjes civile. U bë kohë, thonë qytetarë të ndryshëm, që në gjëndjet civile ka kaq radhë që me daljen e ligjit të legalizimeve si dhe rishikimin e listave të zgjedhësve.
Gjendja civile e Vlorës ndodhet në qendër të qytetit e pikërisht është vendi ku janë rikthyer edhe radhat e dikurshme të kohës së monizmit. Mjaft qytetarë vlonjatë vijnë tashmë në gjendjet civile që herët në mëngjes për të zënë një radhë te shërbimet e çertifikatave.
Sipas një punonjëse në gjendjen civile, çdo ditë ky institucion jep rreth 500 çertifikata kur kërkesa është mbi 1000 vetë. Sipas saj, kjo gjë është një gjendje e paparashikuar, ç’ka ka sjellë radhë mjaft të gjata në sportele.
Një prej qytetareve, Marieta Agalliu tregon se është nga Berati e sapoardhur në qytet, dhe prej 1 jave ndodhet në Vlorë për të marrë një çertifikatë.
“Jam ankuar te kryetari i Bashkisë dhe ende nuk po marr çertifikatën e djalit. Tashmë ka dalë shprehja të pafsha në gjendjen civile se dikur thoshin të pafsha në polici”, thotë gruaja.
Radhët e gjata kanë sjellë edhe konfrontimin e qytetarëve me policinë bashkiake, e cila në pamundësi për të mbajtur rregullin i ka irrituar ata. Eshtë e pamoralshme, thotë Astrit Meno, nga Vlora, që presim në pikë të diellit radhën e policia bashkiake fut pa radhë njerëzit e miqtë e saj, ndofta edhe kundrejt lekëve. “Këtu jepen lekë nën dorë si në ambasada për të pasur një çertifikatë si kur jemi në ambasada”, shton ai.
Drejtoresha e gjendjes civile nuk ka pranuar të jap asnjë shpjeginm për situatën e krijuar.
Në muret përreth gjendjes civile shfaqen edhe tregtarët e radhave apo të çertifikatave nën dorë. Janë njerëzit që kanë zgjedhur këtë profesion për të jetuar, të cilët në bashkëpunim me personelin e gjendjes civile dhe policinë bashkiake shpërblehen për shërbimin e shpejtë.